E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB në Moskë, pritet të takohet me Putin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të takohet më 26 prill me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për arritjen e një marrëveshje diplomatike për situatën në Ukrainë. Bisedimet mes Putinit dhe Guterres do të fokusohen në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku janë zbuluar disa varre masive nga masakrat ruse, megjithatë pitshmëritë nga takimi janë të ulëta.

Nga ana tjetër Ukraina i ka kërkuar Guterres të garantojë një korridor humanitar për të evakuuar civilët që strehohen brenda fabrikës së çelikut në Mariupol që vijon të bombardohet nga forcat ruse.

Pas takimit me Putinit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të udhëtojë në Kiev më 28 prill, ku do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelensky./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›