Angli, alkol në stadium pas 37 vitesh

Tifozët e futbollit në Angli mund të lejohen të pinë alkool në tribunat e stadiumeve pas gati 37 vitesh mungesë. Sipas Daily Mail qeveria ka rënë dakord të rishikojë situatën aktuale ku konsumimi i alkolit është ndalur në 5 kategoritë më të mira të futbollit anglez që nga viti 1985. Fillimisht raporti synon një skemë testimi pilot për të vlerësuar se sa e sigurt është të pish alkol gjatë një ndeshjeje futbolli.
Klubet kanë deklaruar më parë se po humbasin një burim të ardhurash dhe se mund të përfitojnë nga një rritje mesatare e të ardhurave nëse lejohet konsumimi i alkolit. Të hënën, qeveria dha dritën jeshile për zbatimin e një rregullatori të pavarur të futbollit, megjithëse nuk u përmend asnjë afat kohor se kur do të hynte zyrtarisht në fuqi.