Pogba, veprimi i fundit tregon largimin nga Junajtid

Paul Pogba ka mbyllur jo vetëm sezonin me Manchester United si pasojë e një dëmtimi të pësuar në ndeshjen ndaj Liverpool, por mesfushori ka dërguar edhe mesazhin e tij të fundit në grupin WhatsApp. “Daily Mirror” raporton se ish-lojtari i Juventusit ka njoftuar në dhomat e zhveshjes se nuk do të rinovojë kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”.
Pogba gjithashtu është larguar nga grupi i WhatsApp në të cilin janë të pranishëm shokët e ekipit. Francezi ka ofertë nga PSG dhe Real Madrid ndërsa po merr kohë për të vendosur. Trajneri Ralf Rangnick ka deklaruar se Pogba ndoshta nuk do të kthehet në kohë dhe se sezoni është mbyllur për të.