Tentuan të korruptonin policët që t’i shpëtonin gjobës, nën hetim 3 shoferë

Tre persona janë vënë nën hetim në Tiranë 24 orët e fundit, të akuzuar për korrupsion, pasi tentuan t’i ofronin para policëve, në mënyrë që t’i shpëtonin gjobitjes.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia rrugore bën me dije se Xh. D., 62 vjeç, K. C., 28 vjeç dhe E. P., 21 vjeçe u kapën duke bërë shkelje gjatë qarkullimit me makinë, ndërsa për të shmangur gjobën, ata tentuan të korruptonin policët, duke i ofruar shuma të ndryshme parash.
Sipas Policisë, ka shkuar në 15 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 3 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
/rtsh.al/