E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Shkatërrimi i digës së Kakhovkas, shkon në 45 numri i viktimave

Numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Kahovka ka shkuar në 16 në Ukrainë dhe në 29 në territoret e kontrolluara nga Rusia.

Kjo sipas raportimeve nga Kievi dhe Moska. Ministria e Brendshme ukrainase bëri të ditur se më shumë se 3600 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura në krahinat e Hersonit dhe Mikolajvit, ndërsa 31 persona vijojnë të jenë të zhdukur dhe rreth 1300 shtëpi të përmbytura.

Ukraina akuzon Rusinë për hedhjen në erë të digës e cila ka qenë nën kontrollin rus që në fazat e hershme të pushtimit.

Ekspertë ndërkombëtarë që po ndihmojnë prokurorët ukrainas në hetimin e tyre u shprehën të premten se kishte shumë gjasa që shembja e digës të ishte shkaktuar nga lëndë shpërthyese të vendosura atje nga rusët.

Gazetare: Elda Pepa

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›