Në dhjetor, Anthony Fauci largohet nga qeveria amerikane

Anthony Fauci do të largohet nga posti i kreut të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe këshilltar kryesor mjekësor i Presidentit, Joe Biden. Dr. Fauci, i cili shërbeu si drejtor i NIAID-it për 38 vjet, tha se do të linte të dyja pozicionet në dhjetor për të “ndjekur një kapitull tjetër” të karrierës së tij.
“Ka qenë nderi i një jete të kem udhëhequr NIAID,” tha Dr Fauci, në një deklaratë. Ai u bë fytyra kryesore e vendit gjatë pandemisë Covid-19. Biden e falënderoi atë për “shpirtin, energjinë dhe integritetin shkencor”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta, më elastike dhe më të shëndetshme për shkak të tij”, shkroi presidenti në një deklaratë. Në korrik, dr. Fauci tha se do të tërhiqej përpara përfundimit të mandatit aktual të zotit Biden.
Dr. Fauci së pari iu bashkua Institutit Kombëtar të Shëndetit në vitin 1968, kur Lyndon Johnson ishte president. Ai u emërua drejtor i NIAID-it, dega kombëtare e sëmundjeve infektive, në vitin 1984, ndërkohë që epidemia e SIDA-s ishte ndezur.
Që atëherë ai ka shërbyer nën shtatë presidentë – nga republikani Ronald Reagan, te demokrati Joe Biden. Vetëm në vitin 2020, me fillimin e pandemisë së koronavirusit, ai u bë mjeku më i famshëm në Amerikë. Dr. Fauci u bë një prezencë e shpeshtë mediatike në SHBA dhe jashtë saj, pasi u shfaq si fytyra e luftës së Amerikës kundër koronavirusit. BBC
/rtsh.al/