E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Asnjë pushtues nuk do na sundojë, herët a vonë do të fitojmë

Në mesazhin e tij të fundit drejtuar popullit, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehet i sigurt se ata do ta fitojnë luftën me Rusinë. Në Telegram, Zelensky shkruan se asnjë pushtues nuk do të mund të sundojë Ukrainën dhe se herët apo vonë, ata do të fitojnë.

“Nuk ka zinxhirë që mund të lidhin shpirtin tonë të lirë. Nuk ka asnjë pushtues që mund të zërë rrënjë në tokën tonë të lirë. Nuk ka asnjë pushtues që mund të sundojë popullin tonë të lirë. Herët ose vonë ne do të fitojmë sepse kjo është toka jonë”, shkruan ai.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 83-të, ndërsa si Kievi ashtu edhe Moska kanë konfirmuar se aktualisht nuk flitet për negociata. Sulmet vazhdojnë, ku qyteti i Lviv në Ukrainën perëndimore, rreth 70 kilometra nga kufiri me Poloninë, u godit me raketa./ La Republica

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›