Rritet çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare, Kristuli: Shqipëria ka rezerva për 3 muajt e ardhshëm

Konflikti Rusi-Ukrainë do të sjellë për të gjitha tregjet ndërkombëtare edhe rritjen e çmimit të grurit. Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor, Theodhor Kristuli tha se tregtarët shqiptarë po shikojnë mundësinë e tregjeve alternative për të blerë grurë.
Kristuli deklaroi se në vendin tonë ka depozita të grurit për 2-3 muajt e ardhshëm.
Sipas tij biznesit do të shohin alternativa të tjera të furnizimit të grurit por gjithsesi kjo do e sjellë edhe një rritje të kostove çka do të përkthehet në çmimin final për konsumatorin.
Çmimi i një toni grurë u rrit me 5 % brenda ditës në tregjet ndërkombëtare kjo pasi Rusia dhe Ukraina janë furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë.