Lufta në Ukrainë, sirenat për sulme bien në gjithë vendin, beteja të përgjakshme në fabrikën e çelikut

Sirenat paralajmëruese për bombardime janë dëgjuar në të gjithë Ukrainën gjatë natës, ku bombat goditën edhe Kievin dhe Kharkiv. Sirenat e alarmit janë dëgjuar edhe në Lviv, Donetsk, Odesa, Zaporizhzhia dhe shumë qytetet të tjera.
Ndërkohë që beteja mes forcave ruse dhe atyre ukrainase vijojnë të jenë të përgjakshme në fabrikën e çelikut në Azov.
“Për të dytën ditë radhazi, ushtria ruse hyri në uzinë. Ka beteja të rënda dhe të përgjakshme”, bëri të ditur komandanti i regjimentit Azov, Denis Prokopenko.
Sulmet e rusëve në këtë fabrikë po ndodhin njëkohësisht nga toka dhe ajri. Në këtë fabrikë ka të strehuar shumë civilë, por edhe forca ushtarake ukrainase që po luftojnë deri në fund për të mos u dorëzuar. / La Repubblica
/rtsh.al/