New York Times: Inteligjenca amerikane ndihmoi Ukrainën në vrasjen e gjeneralëve rusë gjatë luftës

SHBA ka ndihmuar Ukrainën për të vrarë gjeneralët rusë gjatë luftës. Sipas New York Times “Shtetet e Bashkuara dhanë informacione që ndihmuan forcat ukrainase të vrisnin shumë nga gjeneralët rusë që vdiqën gjatë luftës”
Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë rreth 12 gjeneralë të Moskës në frontin e luftës, por vetë zyrtarët amerikanë refuzojnë të japin shifra.
Ndihma, sipas New York Times, është pjesë e një përpjekjeje të fshehtë nga administrata Biden për të ofruar inteligjencë në kohë reale në fushën e betejës në Ukrainë
“Uashingtoni thuhet se i ka dhënë Ukrainës detaje në lidhje me lëvizjet dhe vendndodhjen e planifikuar të trupave ruse dhe detaje të tjera në lidhje me shtabin e lëvizshëm ushtarak të Rusisë dhe Ukraina e ka kombinuar këtë ndihmë me inteligjencën e saj për të kryer sulme artilerie dhe sulme të tjera që vranë oficerët rusë. Inteligjenca përfshin gjithashtu lëvizjet e parashikuara të trupave ruse të mbledhura nga vlerësimet e fundit amerikane të planit të betejës sekrete të Moskës për luftimet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore”, thanë disa zyrtarë amerikanë për New York Times .
/rtsh.al/