Lufta në Ukrainë vështirëson kontrollin mbi çmimet

Ekonomisë shqiptare do t’i duhen të paktën dy vite që të vendosë nën kontroll rritjen e lartë të çmimeve.
Profesor Selami Xhepa në një intervistë për RTSH-në thekson se inflacioni do të mbetet i lartë edhe nëse përfundon lufta në Ukrainë. Ndaj ai sugjeron qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë të marrin në kohë masat që frenojnë rritjen e çmimeve.
Në këto kushte, ekspertët e ekonomisë sugjerojnë marrjen e masave për frenimin e rritjes së çmimeve, si për qeverinë po ashtu edhe për Bankën e Shqipërisë, që ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.
Një ditë më parë edhe Banka e Shqipërisë vlerësoi se konflikti Rusi- Ukrainë ka rritur inflacionin në Shqipëri përtej parashikimeve fillestare, ndërkohë që ekonomia po shfaq shenja ngadalësimi.