Nafta në rritje, Shqipëria ndjek tregun

Në Shqipëri vijon të shënohet një çmim i lartë i naftës dhe nënprodukteve , edhe pse norma bruto e fitimit të kompanive të shumicës dhe të pakicës mbikqyren nga i quajturi bord i transparencës. Sipas ekspertëvë të tregut, çmimet në pompë pasqyrojnë çmimet në tregun botëror të naftës.
Nafta u bë më e shtrenjtë pas paraqitjes së paketës së re për embargo ndaj Rusisë. Të enjten, OPEC + deklaroi se i ka duart e lidhura. Pa tregun evropian, prodhimi rus i naftës duket i dënuar të bjerë gjithnjë e më shumë. Nuk pritet asnjë përpjekje nga OPEC + për të ulur çmimin për fuçi në mbledhjen që zhvillohet të enjten. Tregu i naftës është sërish në tension, pasi Komisioni i BE-së paraqiti propozimin e embargos.
Sikurse shihet nga grafikët, nafta Brent u hodh me më shumë se 4%, duke u rikthyer në treg rreth 109 dollarë. Mediat ndërkombëtare thanë se rezultati i samitit të OPEC + konsiderohet pothuajse i mirëqenë.
Çmimet e sotme të bursave janë çmimet e kontratave të parablerjes për muajin qershor 2022. Edhe për muajin qershor shohim të konfirmuar rritjen e zakonshme prej 432 mijë fuçi në ditë.
Në Rusi, prodhimi rrezikon të shembet me 3 milionë fuçi në ditë në maj, sipas S&P Global. Zëvendësimi i klientëve evropianë mund të jetë shumë i vështirë, duke qenë se BE po përgatitet të ndalojë jo vetëm blerjen, por edhe transportin e fuçive të Moskës dhe të gjitha shërbimet ndihmëse, duke përfshirë sigurimin e mallrave.
Sa i përket vendeve të tjera të OPEC +, shumica prej tyre nuk kanë arritur të arrijnë kuotën e tyre të prodhimit për disa kohë, ndërsa ata pak që do të ishin në gjendje të përshpejtonin nxjerrjen – Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në radhë të parë – nuk do të bëjnë asgjë, për të shmangur mërzitjen e Rusisë.
Qeveria ruse, pak ditë më parë, pranoi se pret një rënie të prodhimit prej 17%, më e ulëta që nga viti 2003. Sipas marrëveshjeve të OPEC +, muajin e kaluar organizata duhet të kishte prodhuar 274,000 fuçi në ditë më shumë, por në fakt kishte shtuar vetëm 10,000 të tilla në treg sipas Bloomberg. Në një skenar të tillë është vërtet e vështirë të mos presësh rritje të mëtejshme, të pandalshme të çmimit të furnizimit me naftë.
Në Shqipëri nuk është lajmëruar ende bledhja e Bordit për caktimin e çmimit të ri të shitjes me shumicë e pakicë, edhe pse çmimet janë të larta pa rritjet e fundit në bursën ndërkombëtare.