E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta për kromin në Bulqizë, plumba mbi 2 vëllezër. Vritet njëri, tjetri në gjendje të rëndë

Lufta për kromin, si i vetmi burim jetesë në Bulqizë ka regjistruar sot viktimat e radhës. Dy vëllezër janë qëlluar me breshëri plumbash në një lokal në qendër të këtij qyteti pas një përplasje me një person të tretë për kontrollin e kromit në një nga galeritë e minierës.

Viktimat janë vëllezërit Shefqet dhe Adil Shehu, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur dhe arrestimin e te dyshuarit si autor i  vrasjes së dyfishtë, shtetasin Fadil Tërnova.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët gjithsesi nuk është hera e parë që hasin episode të tilla. Prania e kromit në minierën e Bulqizës ka bërë që qyteti të kthehet në një fushë beteje mes fiseve të ndryshme, që pretendojnë kontrollin e materialeve minerare.

Në shkurt të këtij viti një tjetër incident u regjistrua në këtë qytet, ku dy grupe u përplasen me armë zjarri në lagjen Minatori, por fatmirësisht pa viktima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›