E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani nderon personalitete të njohur të qytetit të Durrësit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marre pjese ne ceremonine e nderimit te disa prej figurave intelektuale te qytetit te Durresit ,ne nje ceremoni organizuar nga shoqata “Durresi” dhe Bashkia e qytetit.

Presidenti i republikes ka nderuar me titullin Mjeshter i Madh pas vdekjes Koci Moisiun dhe Zef Kaculin si dhe eshte nderuar gjithashtu me ketë titull Ermir Dizdari.

Me titullin Naim Frasheri i Arte jane nderuar drejtoresha e shkolles “Vicenz Prendushi” Adelaide Mintagnoli ose e njohur ndryshe Suor Donata, Eleni Babameto, Elsa Bajza si dhe Carmine Cipro.

Ne spektaklin e organizuar me ketë rast kane marre pjese figura te shquara te skenes durrsake.

Gjatë vizites se tij ne qytetin e Durresit, Presidenti i Republikes ka pasur nje takim dhe me kryetarin e bashkise se Durresit, Vangjush Dako.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›