Partia Socialiste prezanton Rilindjen shqiptare në Berat
Partia Socialiste ka prezantuar sot në Berat programin Për një Rilindje shqiptare.
Kryetari i kësaj partie, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gjunjëzuar si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare.
Kreu i selisë rozë ka vlerësuar raportin e DASH si një raport drithërues dhe si një pasqyrë të realitetit të cilin ne jetojmë përditë, por që përmes këtij raporti e sheh dhe mbarë bota.
Dje u publikua një raport drithërues për Shqipërinë nga DASH, një pasqyrë e një realiteti që e jetojmë përditë dhe që nëpërmjet këtij raporti po e shikon e gjithë bota. Në atë pasqyrë, Shqipëria dukët një vend që nuk nderon asnjë prej nesh. Një shtet i turpëruar prej pushtetit të korruptuar, përfshirë edhe KQZ-në që pengojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën demokratike të vendit.
Dje paralelisht presidenti i republikës dha një tjetër provë se Shqipëria është e gjunjëzuar për shkak të rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare, u shpreh Rama.
Vijon…