Lufta per pushtet ne Jemen

Sana gjate nates. Do te ishte ky nje qytet shume i bukur sikur te mos ishte nen kushte te jashtezakonshme. Ajo qe pengon qetesine e nates jane lehjet e qenve dhe te shtenat e kohepaskohshme me arme zjarri. Ne mengjesin e dites se neserme ne zonen Hasabe te kryeqytetit u gjeten 10 persona te vrare. Trupat e te vrareve kane mbetur ne rruge. Askush nuk e di se kush i ka vrare njerezit e regjimit apo te opozites Ne fakt ne Sana nuk dihet saktesisht se cfare ndodh diten e cfare ndodh naten.
Vizita tek nipi i Salehut Bildunterschrift Ushtaret e armatosur
Per ne dita fillon me nje vizite tek Jehia Saleh nipi i pushtetmbajtesit te plagosur Ali Abdullah Saleh. Pasi qe ne te gjitha pozitat e rendesishme presidenti i ka vene njerezit e familjes se tij gjenerali me kater yje eshte edhe komandant i forcave kombetare te sigurise. Forcat e sigurise jane stacionuar ne nje kazerme. Gjenerali Saleh vjen me nje grup te madh njerezish te uniformuar.
Presidenti po sherohet mire ne Arabine Saudite nga plaget e marra prej terroristeve. Ai do te kthehet ne Sana me se largu brenda dy javesh. Atdheu e pret dhe ai serish do ta qeverise vendin e tij thote i nipi.
Mbi tavolinen e tij eshte nje figure ushtari prej bronzi me mbishkrimin Me respekt dhe deshirat me te mira. Gjenerali Saleh thote se kete e ka dhurate prej amerikaneve te cilet i kane trajnuar ne Jemen forcat e sigurise dhe ato antiterror.
Tani duhet te marrim vesh nese pas ketij sulmi terrorist qendrojne forcat e klanit Ahmar. Do te behen hetime te posacme te shtetit juridik me qellim qe pergjegjesit te nxirren para drejtesise thote ai.
Drejtesi ne Jemen Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Festimi i largimit te Salehut
Po cfare do te thote drejtesi ne Jemen ne nje vend ku neper rruge mbeten trupat e njerezve te vrare Ne kete pyetje veshtire qe mund te gjesh nje pergjigje te sakte. Banoret e kryeqytetit Sana jane te preokupuar me mbijetesen ne keto kohera te pasigurta. Energjia elektrike mungon gati tere kohen. Mungojne edhe uji gazi karburantet...
Para pompave te benzines jane krijuar radhe te gjata me kilometra. Shpesh ka dhe skena te dhunshme. Njeri prej njerezve thote se ne radhe ka pritur dy dite te plota. Kaosi mbreteron gjithandej. Kur e pyesin se kush eshte fajtor per kete gjendje te mjerueshme ai kthen koken ne anen tjeter dhe nuk pergjigjet.
Pak me vone vjen nje njeri tjeter dhe me nje ze te ulet thote Salehu e ka fajin. Ne duhet te kemi nje president i cili nuk mendon vetem per veten dhe familjen e tij por per te miren e gjithe vendit. Plotesisht i frustruar eshte edhe nje person tjeter.
Te gjithat i ka marre djalli. Sana i ngjan me shume nje shpelle ky nuk eshte me nje qytet.
AutorMartin Durm /Bahri Cani
RedaktoiElert Ajazaj
Martin Durm