Lufta për titull vazhdon, City me Arsenalin fiton

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin në derbin e dytë të kësaj jave. City arriti të fitoj me rezultat 2 me 0.
Më lehtë për Cityn u bë kur në minutën e nëntë Koscielny u përjashtua nga loja me karton të kuq pasi e ndali Dzekon si lojtar të fundit.
Gjyqtari referoi penallti të cilin nuk arriti ta shënoj Dzeko.
Milner me një gol të bukur në minutën e 21 shënoj për 1 me 0. Dhjetë minuta më pas Dzeko shënoj për 2 me 0.
City mbeti me 10 lojtarë në fushë kur Kompany u përjashtua nga ndeshja pas një ndërhyrje ndaj Wilshere.
Pas kësaj fitoreje City mbetet në pozitën e dytë me 7 pikë më pak se Manchester United./Indeksonline/