E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Do kthehet Fabregas, ai është i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se është i bindur që një ditë Cesc Fabregas do të kthehet te Arsenali. Trajneri francez e ka arsyetuar largimin e Fabregasit nga Arsenali por se ai e njeh mirë atë dhe se e di që do të kthehet.

"Qyteti i tij është Barcelona. Por zemra e tij është Arsenali. Ai është bërë i njohur në Arsenal, është rritur këtu dhe zemra e tij rrah për Arsenalin. Ndoshta jo në 2 apo 3 vitet ardhshme, por pas këtyre viteve unë jam i bindur se ai do të kthehet në Arsenal" deklaroi Wenger.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›