E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftan ndaj Cannabisit brenda pak oresh arrestohen 8 persona



TIRAN - Tete persona jane vene ne pranga gjate dites se djeshme nga policia pasi akuzohen per trafik droge mbjellje te saj etj. Burime zyrtare nga uniformat blu kane bere te ditur se kater persona mes te cileve dhe kryeplaku u nje fshati jane vene ne pranga ne Shkoder ndersa kater te tjere jane arrestuar ne dy operacione te ndryshme kunder trafikut te Cannabisit. Nje prej te arrestuarve eshte nga Maqedonia dhe kishte marre ne Lazarat Gjirokaster 10 kilograme Cannabis qe do ta transportonte per ne vendin e tij. Ndersa disa ore me vone jane ndaluar dy persona nga Fieri qe po transportonin 40 kilograme droge e marre po ne Gjirokaster dhe qe do te perfundonte ne Tirane.
Trafiku drejt Maqedonise
Sekuestrohen rreth 10 kilograme lende narkotike te destinuara per ne Maqedoni dhe ne pranga eshte vene nje i ri nga Gjirokastra dhe nje shqiptaro-maqedonas. Policia e Gjirokastres ka zhvilluar operacionin e koduar Destinacion i larget gjate te cilit jane vene ne pranga Husamedin Shahini 35 vjec lindur dhe banues ne Shkup Maqedoni dhe Alsid Cani 20 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster. Policia ka bllokuar makinen tip Opel furgon me trage SK 339 PT qe drejtohej nga Shahini dhe nga kontrolli i bere rezultoi se ne gomen rezerve dhe ne nje nga gomat e pasme kishte 8 pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me natriban ku brenda tyre kishte lende narkotike dhe nje sasi rifuxho gjithsej rreth 10 kilograme.
Arrestohen dy fierake
Dy persona jane vene ne pranga nga Policia e Gjirokastres pasi jane kapur duke transportuar 40 kilograme Cannabis sativa. Burime zyrtare nga policia thane se ne vendin e quajtur Uji i Ftohte gjate oreve te para te mengjesit te djeshem kane bere bllokimin e nje makine pasi ishte sinjalizuar se me te po transportohej Cannabis sativa. Gjate kontrollit ne bagazhin e mjetit eshte gjetur nje cante e madhe shpine me lende narkotike. Makina e bllokuar eshte e tipit Benz me targe FR 7006 C. Ajo drejtohej nga Sokrat Ymeraj 32 vjec dhe ne bagazh gjendeshin 30 pako te mbeshtjella me leter natriban te mbushura me lende narkotike e llojit Cannabis me peshe te ndryshme gjithsej rreth 40 kilograme. Vec 32-vjecarit Ymeraj u arrestua dhe Henri Xhaferaj 23 vjec lindur dhe banues ne Patos te Fierit i denuar me pare me 3 vjet e 5 muaj burg ne shtetin grek per vepren penale prodhim dhe shitje te narkotikeve.
Arrestimet ne Shkoder
Policia e Shkodres ka realizuar nje operacion antidroge qe ka perfunduar me arrestimin e 4 personave mes te cileve dhe kryeplakun e fshatit Gur i Zi. Burimet zyrtare nga uniformat blu lokale thane se ne pranga jane vene Pjeter Rroku 64 vjec Mikel rroku 20 vjec Lazer Rroku 52 vjec dhe kryeplaku i fshatit Engjell Hila. Ndaj ketij te fundit policia ka ngritur akuzen e shperdorimit te detyres dhe moskallezimit te kultivimit te lendeve narkotike ne fshatin Gur i Zi. Policia ka deklaruar gjate dites se djeshme se arrestimi i tre personave te tjere eshte bere pas nje operacioni te policise ne fshatin Gur i Zi ku u konstatuan kater parcela me 476 rrenje Cannabis sativa. Gjate kontrolleve jane gjetur dhe rreth 60 kilograme Cannabis i thare si dhe jane bllokuar 4 arme shotgan.

4 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›