E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga emigranti klandestin u kap me 3 kg Cannabis dhe heroine



ATHIN - Nje shqiptar eshte vene ne pranga nga policia greke pasi eshte kapur me droge heroine dhe Cannabis. Burime zyrtare nga Policia greke thane se arrestimi eshte bere gjate dites se djeshme ne oren 745 ne kilometrin 178 te rruges kombetare nga Xania ne manastirin e Selinariou. Emri i shqiptarit nuk eshte bere i ditur. Arrestimi eshte bere nga efektivet e Divizionit te Narkotikeve Shen Nikolle dhe te Departamentit te Policise se Operacioneve Lasithi. Pas marrjes se informacionit policia helene kishte pergatitur operacionin dhe ka vene ne pranga 19-vjecarin shqiptar. Lenda narkotike eshte gjetur ne bagazhet e autobusit me te cilin po udhetonte ai. Ne total jane bllokuar tre kilograme e 52 grame Cannabis sativa e ndare ne tri pako dhe 264 grame heroine e paketuar. Per me teper shqiptari ishte dhe i parregullt ne Greqi. Gjate aksionit eshte sekuestruar sasia e droges dhe nje celular.

4 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›