E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Luftanija amerikane ankorohet në Qipro, Turqia: Pengesë për paqen në ishull

Ankaraja ka kritikuar Uashingtonin për ankorimin e luftanijes amerikan “USS Arleigh Burke” në Qipro, duke thënë se kjo pengon përpjekjet për paqen e ishullit.

Ministria e Jashtme turke u shpreh se veprime të tilla në rajon nga SHBA dëmton neutralitetin e Qipros dhe bëhet pengës për zgjidhjen e çështjeve të ishullit.

“Hapat e ndërmarrë në rajon nga SHBA-të prishin ekuilibrin në kurriz të palës turke qipriote, dëmtojnë pozicionin afatgjatë neutral të këtij vendi dhe përbëjnë një pengesë për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjen e Qipros. Ne ftojmë SHBA-në të rishqyrtojë këto politika”, tha ministria e Jashtme turke.

Ministria e Jashtme shtoi se Turqia do të vazhdojë “të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të turqve qipriotë në të gjitha rrethanat dhe kushtet”.

Nga ana tjetër ministri qipriot i Mbrojtjes, Michalis Giorgalllas tha se luftanija amerikane në portin e Limasolit dëshmon pozicionin e fortë të Qipros në rajon.

Vetë marina e SHBA tha në deklaratën e saj për shtyp se Qiproja është një partner i rëndësishëm rajonal.

“Forcimi i partneriteteve gjatë vizitës në port ndërton marrëdhënie të qëndrueshme dhe demonstron një angazhim të përbashkët për të garantuar sigurinë detare dhe stabilitetin rajonal, i cili ndahet nga të gjithë aleatët rajonalë dhe partnerët.”, tha marina e SHBA.

Ankorimi i luftanijes amerikan “USS Arleigh Burke” në portin e Limasolit pason transitin e saj të fundit drejt veriut përmes Kanalit të Suezit, pas operacioneve të Flotës së Pestë të SHBA.

Anija filloi të patrullojë më 2 shkurt, duke u nisur nga porti i saj i Stacionit Detar Rota, Spanjë. Ajo ka operuar në Detin Baltik, Detin e Veriut, Rrethin Arktik, Oqeanin Atlantik Lindor, Detin Mesdhe dhe Detin e Kuq.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›