E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftanijet ruse në Siri, kërkojnë të frenojnë ndërhyrjen e huaj

Kështu Rusia i dërgon një mesazh të qartë Perëndimit se Moska zyrtare nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje ushtarake në vendin e përfshirë nga trazirat për rrëzimin e Presidentit Asad.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë siriane të lajmeve, të cituara nga e përditshmja izraelite, “Haaretz”.

Rusia dhe Kina kishin përdorur veton e tyre në muajin tetor për të bllokuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit për të dënuar Sirinë për dhunën që po shkaktonte ndaj protestuesve, por kohët e fundit Perëndimi ka rritur tonet ndaj Asadit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 3500 persona janë vrarë që prej shpërthimit të trazirave për rrëzimin e Asadit./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-23 13:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›