E Diel, 1 Nëntor 2026

“NokiaSiemens” shkurton 17 000 vende pune

Me anë të shkurtimit me 17 mijë vende të fuqisë së saj punëtore prej 74 mijë personash, “NokiaSiemens” planifikon të kursejë 1 miliardë euro.

“NokiaSiemens” ka luftuar të nxjerrë fitime pasi firmat mëmë mezi presin të distancohen nga ajo. Analistët thonë se kjo lëvizje mund të ndikojë në aksionet e kompanisë në bursa.

Firma, e cila është një ndërmarrje e përbashkët mes “Nokia”-s finlandeze dhe “Siemens”-it gjerman, tha se programi i ristrukturimit do të përshijë shkurtime në operacionet anekënd botës./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-23 14:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›