E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel: Vrasjet neonaziste, sulm ndaj demokracisë

“Këto akte nuk janë as më pak e as më shumë se një sulm ndaj sistemit tonë demokratik”, tha Merkel në Bundestagun gjerman, raporton “DW”-ja. Kancelarja e veshur me të zeza kërkoi nga partitë demokratike veprime të përbashkëta kundër ideologjisë ekstremiste të djathtë. Ajo siguroi pjesëtarët e familjeve të viktimave se politika dhe organet e sigurisë do të bëjnë krejt çka është e mundur për të sqaruar serinë e këtyre vrasjeve.

Ndërkohë në Erfurt të landit të Turingjisë një komision hetimor do të fillojë punën e tij për celulën terroriste ekstremiste të djathtë nga Zëickau. Komisioni ndër të tjera do të hetojë rolin e organit të mbrojtjes kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të sigurisë. Para së gjithash do duhej sqaruar se përse treshja ekstremiste e djathtë në 1998 arriti të zhdukë gjurmët e saj dhe të ushtrojë pa u penguar krime për gjatë 13 vjetëve. Beate Zschäpe, Uee Böhnhardt dhe Uëe Mundlos bëhen përgjegjës për një seri vrasjesh ndaj nëntë emigrantëve dhe një policeje në Heilbron. /Start/

                                                                                             2011-11-23 14:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›