E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftë në kufirin Siri-Turqi, ushtria turke vazhdon të godasë objektivat siriane

07-10-2012 / Gazeta 55

Ushtria turke ka qëlluar objektiva siriane për të katërtën ditë radhazi, duke i shtuar edhe më shumë tensionet në vendin e përfshirë nga lufta civile. Luftimet mes trupave besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Assad dhe Ushtrisë së Lirë Siriane po zhvillohen përgjatë kufirit me Turqinë. Filmime televizive të marra nga Turqia tregojnë disa kulla kontrolli, ku janë ngritur flamujt e kryengritësve.
Katër ditët që Ankaraja është kundërpërgjigjur me zjarr ndaj bombave e artilerisë siriane, të cilat vranë pesë civilë të premten, duket se kanë shtuar kërkesat për ndjesë nga Damasku. Turqia dikur një aleate e ngushtë e Sirisë, u kthye kundër bashar al Assad kur ky i fundit nisi të shtypë me dhunë kryengritjen kundër regjimit të tij, një konflikt që ka marrë 30 mijë jetë njerëzore. Në territorin turk, ndodhen aktualisht rreth 100 mijë refugjatë sirianë të luftës, dhe së fundmi, Ankaraja ka lejuar edhe liderët e kryengritësve të gjejnë strehë në kampet pranë kufirit.
Kamionet që transportojnë ndihma humanitare brenda terrotoreve të kontrolluara nga kryengritësit vazhduan punën e tyre të dielën, pas luftimeve të ashpra të së shtunës në zonat kufitare. Eksodi i refugjatëve sirianë drejt vendeve fqinje ka krijuar një situatë të nderë në rajon dhe ka sjellë apelin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për gjetjen e një zgjidhjeje. “Konflikti në Siri nuk po dëmton vetëm popullin sirian, por edhe vendet fqinje me të”- deklaroi Ban.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›