E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftë nervash në Kore: Të huaj, ikni nga Jugu. Japonia dislokon raketa

sulm-korea1Kore- Koreja e Veriut ka paralajmëruar të huajt në Korenë e Jugut për të marrë masat për evakuim në rast lufte. Kjo vjen në mes shqetësimit në rritje se Veriu mund të jetë gati për të nisur një test me raketa.

Pheniani ka bërë kërcënime luftarake kundër Koresë së Jugut, Japonisë dhe të bazave të SHBA-ve.

BBC-ja raporton se Japonia ka dislokuar sistemet mbrojtëse antiraketore në tri lokacione në Tokio, për të mbrojtur 30 milionë banorët e kryeqytetit.

SHBA-të kanë vendosur sistemet Patriot antiraketa në ministrinë e Mbrojtjes dhe në dy baza të tjera ushtarake.

kor1“Qeveria po bën përpjekje maksimale për të mbrojtur jetën e njerëzve tanë dhe për të siguruar sigurinë e tyre”,- tha kryeministri Abe Shinzo.

“Teksa Koreja e Veriut bën komente provokative, Japonia, bashkëpunon me vendet përkatëse, e do të bëjë atë që duhet të bëjmë”,- shtoi ai.

Në fund të javës së kaluar Japonia dërgoi dy nga luftanijet e saj më moderne në Detin e Japonisë me urdhër për të shuar çdo raketë që qëllohet nga Koreja e Veriut drejt ishujve japonezë.

Raportet e inteligjencës sugjerojnë gjithashtu se Koreja e Veriut ka lëvizur dy raketa me rreze të ndërmjetme në bregdetit lindor të saj në ditët e fundit. Kjo nuk është hera e parë që Japonia ka marrë masa të tilla.

Kombet e Bashkuara vendosen sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut muajin e kaluar pas testit të tretë të saj bërthamor.

kore2

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›