E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta për Maqedoninë dritë jeshile në PE: Emri, bllokues i integrimit

parlamenti_evropian_inkurajon_Maqedoni- Rezoluta për Maqedoninë, në të cilën vendeve anëtare të BE-së i përsëritet thirrja që të çelin negociatat për anëtarësim me vendin, para fundit të muajit qershor, ka marrë miratimin në Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Sipas tekstit të rezolutës Maqedonisë i kërkohet të luftojë korrupsionin, të garantojë në praktikë një gjyqësor të pavarur dhe lirinë e medias.

Sipas PE-së moszgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë ka bllokuar integrimin e Maqedonisë, paçka që prej viti 2005 ka marrë statusin e vendit kandidat. 

Ky është një raport që i jep shpresë të gjithëve në vend, pavarësisht politikave apo kombësive të tyre, se ka një të ardhme evropiane dhe sërish këtë vit PE-ja do të përsërisë se bisedimet për anëtarësim duhet të nisin pa vonesa. Kjo ushtron presionin e duhur, jo vetëm në vend, por edhe këtu në Bruksel ndaj Këshillit të BE-së,- tha Richard Hoëitt, raportues i PE për Maqedoninë.

Ndërkohë që rezolutat e Parlamentit Evropian janë vetëm këshillimore dhe nuk kanë ndonjë fuqi mbi vendimet e vendeve anëtare.  Rezoluta për Maqedoninë pritet të votohet në seancë plenare në muajin maj të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›