E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet punonjësi i një banke, vodhi 20 mijë euro

TIRANE- Arrestohet punonjësi i një banke në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës sqarojnë se mbi të rëndon akuza e vjedhjes përmes mashtrimit.

Sipas policisë, i arrestuari është identifikuar si Kujtim Vata, me pozicion roje sigurie në një bankë të nivelit të dytë.

Arrestimi i këtij personi u bë i mundur nga sektori kundër krimit ekonomik. Mësohet se dëmi që roja i ka shkaktuar bankës është më shumë se 20 mijë euro. 

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se i arrestuari kishte tërhequr para nga llogaritë e mbi 20 mijë klientëve të bankës, duke u kërkuar punonjësve të tjerë autorizimet.

Hetimet për këtë rast vijojnë, për të mësuar nëse roja i sigurisë ka bashkëpunuar me ndonjë person tjetër apo jo.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›