E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari 5 gola në 16 ndeshje, sot 4 gola në një

Irgis Hysenaj
Elbasani dhe Luftëtari kanë ndarë nga një pikë në një sfidë në të cilën janë shënuar 8 gola (4-4). Kanë qenë miqtë në minutën e 10-të me anë të Novit që kanë shënuar të parët. Megjithatë 5 minuta më vonë vjen barazimi, me anë të Stojkut. Do të jenë përsëri gjirokastritët që do të dyfishojnë rezultatin me anë të Norës në minutën e 31. Do të barazojë përsëri Stojku në minutën e 45'. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-2. vetëm 2 minuta nga fillimi i 45 minutave të dyta Stojku shënon tre golëshin e tij në këtë takim. Merkoci në minutën e 63' con rezultatin 4-2 për vendasit. Megjithatë Luftëtari nuk dorëzohet. Shameti shkurton diferencën në të 67-tën, ndërsa shpëtimtari i gjirokastritëve është Muco, i cili në kohën shtesë barazon rezultatin 4-4. Kështu Luftëtari me pikën e marrë vazhdon të mbajë gjallë shpresat për qëndrimin në Superligë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›