Haxhi i shpeton operacionit

Nga Greqia, Kastriot Gjini
- Mesfushori anesor shqiptar i skuadres se Ergotelis dhe te kombetares shqiptare, Altin Haxhi ka arritur ti shpetoje operacionit. Mund te quhet fat ne fatkeqesine e tij, por Haxhi do te ndjeke nje faze kuruese qe largon opcionin e nje operacioni te mundshem. Haxhi nuk ka qene i pranishem ne dy ndeshjet e fundit me skuadren e tij dhe nuk do te jete me siguri ne miqesoren e kombetares sone kunder kombetares se Anglise B. Nuk dihet akoma nese gjirokastriti do te jete gati per ndeshjet e kombetares kunder Luksemburgut.