E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj argetohet me Apolonine, tani sulm Sinanit për “Këpucën e artë”

Irgis Hysenaj
Teuta e Durrësit ka arritur që të marrë një fitore të lehtë kudër Apolonisë së Fierit në "Niko Dovana" me rezultatin 4-1. Skuadra e drejtuar nga Starova vazhdon që të qëndrojë në vendin e dytë të renditjes me 6 pikë diferencë nga kryesuesit. Pjesa e parë e lojës ka nisur e vrullshme për miqtë, të cilët të ndërgjegjshëm për rrezikun e rënies nga kategoria kanë filluar të sulmojnë Pikërisht në minutën e 11'- të vjen goli i parë i takimit i shënuar nga ‘i zakonshmi' Plaku. Kështu Apolonia kalon e para në avantazh. Megjithatë, gëzimi i fierakëve nuk ka vazhduar për shumë kohë, pasi 4 minuta më vonë Kuli barazon për Teutën. 45 minutat e para mbyllen në barazim 1-1. Në pjesën e dytë të lojës janë durrsakët që shfaqen rrezikshëm në portën kundërshtare. Sulmuesi i Teutës Xhafaj ka qenë i papërmbajtshëm në këtë pjesë, duke shënuar tre gola. Goli i avantazhit për vendasit ka ardhur në minutën e 49'. Dy minuta më vonë vlonjati con rezultatin 3-1, ndërsa në minutën e 82' vjen edhe goli i fundit i takimit. Sulmuesi i Teutës Xhafaj tani është në kuotën e 19 golave, dy më pak se Vioresin Sinani (21) kur kanë mbetur dhe tri ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›