Luftime Rusi – Ukrainë, Lavrov: Faza e radhës e operacionit special ushtarak në Ukrainë fillon tani

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se ka filluar faza e radhës e “operacionit special ushtarak” të vendit të tij ndaj Ukrainës.
Lavrov i bëri këto komente gjatë një interviste për kanalin indian televiziv “India Today”. “Operacioni special ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë. Faza e radhës e operacionit fillon tani. Tani do të ndodhë momenti i rëndësishëm”, u shpreh kryediplomati rus.
Lavrov pohoi se ushtria ruse po zhvillon sulme ndaj ndërtesave të infrastrukturës ushtarake në Ukrainë, duke theksua se janë kundër përdorimit të armëve bërthamore. “Rusia nuk e konsideron mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Bëhet fjalë për përdorimin e vetëm armëve të zakonshme”, tha ai.
Ndërsa zëdhënësi i ministrisë ukrainase të mbrojtjes Igor Konashenkov bëri thirrje këtë të martë për një armëpushim në mënyrë që ushtarët ukrainas në Mariupool të dorëzohen. Ai tha se Shërbimi Sekret ukrainas po organizon provokime të reja në qytetin e Odessa, ku ushtarakët ukrainas me uniformë ushtarake ruse do të qëllojnë civilët për të akuzuar Rusinë. “Sipas të dhënave operative, oficerët e SBU do të ndërrohen në uniformat ruse dhe do të organizojnë të shtënat e civilëve, dhe pamjet e “mizorive të rusëve” do të promovohen përmes agjencive të lajmeve ukrainase dhe perëndimore,” paralajmëroi ai.
Ndërsa,Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po bëjnë gjithçka për të zvarritur operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Shoigu thotë se rritja e furnizimeve të huaja me armë në Ukrainë “dëshmon qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në pozitën e fundit të Ukrainës”.