E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime ne Irak, 50 te vdekur

Forcat irakiane te sigurise dhe perkrahesit e klerikut radikal shiit, Moktada Sadr, kane vazhduar luftimet e tyre ne qytetin jugor te Irakut, Basra. Deshmitaret njoftojne se ne diten e trete te luftimeve ka pasur sulme me granata dhe raketa. Si pasoje e luftimeve, te cilat kane ndodhur edhe ne qytete te tjera irakiane, sipas te dhenave zyrtare, deri tani jane vrare me shume se 50 njerez. Trupat qeveritare kishin nisur nje ofensive diten e marte. Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, u kishte dhene urdher forcave militante shiite qe luftojne kunder qeverise t'i dorezojne armet brenda tri ditesh, ose ne te kundert, do te perballen me pasojat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›