Tibet, murgjit proteste para kamerave
Gjate nje vizite te gazetareve te organizuar nga qeveria kineze ne kryeqytetin tibetian, situata eshte tensionuar. Nje grup me murgj kane protestuar ne pranine e reportereve kunder lirise se kufizuar fetare me thirrjen "Tibeti nuk eshte i lire". Autoritetet kineze kishin zgjedhur nje grup te vogel korrespondentesh prej 26 gazetaresh te akredituar ne Pekin dhe i shoqeruan ata ne kryeqytetin e Tibetit, Lhasa. Presidenti Bush pati zhvilluar me pare nje bisede telefonike me Presidentin kinez, Hu Xin Tao, ku i kerkoi qe Kina te tregohej e permbajtur ne reagimin e saj ndaj protestave ne Tibet.