E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime pranë Kashmirit, tre civilë të vrarë

Ushtria indiane ka bërë të ditur se ushtarët pakistanezë kanë qëlluar me predha përgjatë kufirit të diskutueshëm në Kashmir, duke vrarë tre civilë.
Zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se predhat kanë goditur në një shtëpi pranë fshatit Kurunda.

Ky i fundit ndodhet pranë Linjës së Kontrollit që shërben si kufi de facto në Kashmirin e ndarë.

Zyrtarët pakistanezë kanë pranuar se ushtria e tyre ka qëlluar me predha, por kanë thënë se u është përgjigjur “provokimeve” nga trupat e Indisë.

Banorët kanë raportuar të shtëna sporadike ndër-kufitare gjatë dy javëve të fundit.

Dy nga tre luftërat ndërmjet Indisë dhe Pakistanit janë zhvilluar për Kashmirin e ndarë mes dy vendeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›