E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Konflikti në Siri mund të radikalizohet

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se militantët islamikë, të cilët u janë bashkuar luftimeve në Siri, kërcënojnë të radikalizojnë konfliktin.

Paulo Sergio Pinheiro, kryetar i komisionit që heton shkeljet e të drejtave në Siri, ka shprehur shqetësimin se “qindra militantë të huaj nuk janë duke luftuar për ndërtimin e një shteti demokratik, por për axhendat e tyre radikale”.
 

Anëtarët e komisionit kanë thënë se, në bazë të intervistave, luftëtarët e huaj kanë ardhur në Siri nga rreth 11 shtete, përfshirë fqinjët e Sirisë.
 

Të njëjtit kanë thënë se shkeljet e të drejtave të njeriut, si nga rebelët e armatosur, ashtu edhe nga qeveria siriane, janë përshkallëzuar në muajt e fundit. Forcat qeveritare thuhet se janë përgjegjëse për shkeljet më të rënda.
 

Revolta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad ka nisur që në mars të vitit të kaluar. Numri i viktimave thuhet të ketë kaluar 30,000.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›