E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm kundër ushtarëve afganë dhe të NATO-s

Të paktën 10 ushtarë afganë janë plagosur nga një shpërthim pranë një kompleksi ushtarak në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës, Rohullah Samoon, ka saktësuar se shpërthimi i makinës bombë ka ndodhur në qarkun Zormat, në provincën Paktia.

Forca Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, ka konfirmuar sulmin, duke thënë se disa trupa afgane janë “janë vrarë ose plagosur”.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahed, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›