E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime të ashpra në “bastionin” e Assadit

Luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Alepon, ndërsa mbi 130 persona mbetën të vrarë vetëm ditën e shtunë.

Sipas aktivistëve, kryengritësit janë duke realizuar një mësymje për të marrë kontrollin e kryeqendrës së veriut, por forcat qeveritare janë duke bërë një rezistencë të ashpër në pozicionet e tyre brenda zonave urbane.

Aktualisht, luftimet janë përqendruar në lagjet e Salah al-Din, Sakhur dhe Haydariya.

Alepo ishte konsideruar një prej zonave më besnike ndaj presidentit Bashar al-Assad dhe deri më këtë javë kishte gëzuar një qetësi relative, duke vuajtur vetëm përleshje episodike në rrjedhën e luftës civile të nisur në mars 2011.

Më shumë se 18 mijë persona kanë mbetur të vrarë në konfliktin e ashpër sirian deri më sot, ndërsa komuniteti ndërkombëtar nuk ka arritur të ofrojë një zgjidhje për 22 milionë banorët e vendit arab, si rrjedhojë e mospajtimeve për mënyrën e zgjidhjes së krizës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›