Rrëzohet aeroplani luftarak F-16, zhduket piloti

Një aeroplan luftarak i Shteteve të Bashkuara, i tipit F-16, është përplasur sot afër bregdetit të Japonisë, ka njoftuar një zëdhënës ushtarak amerikan.
Ndërkohë ende s`ka asnjë gjurmë për pilotin e aeroplanit dhe po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të.
Aeroplani luftarak amerikan u përplas 320 kilometra në verilindje të ishullit Hokaido, që është uishulli më në veri i Japonisë.
Aeroplani ishte ngritur nga baza amerikane në ishullin Aomori dhe duhej të fluturonte për në Amerikën Veriore, tha zëdhënësi nëpërmjet një deklarate.
Ndërkohë ende nuk dihen motivet e rrëzimit të avionit.