Një vit nga masakra në Norvegji

Shërbimet kishtare, një koncert dhe aktivitete të tjera po organizohen në mbarë Norvegjinë.
Kryeministri Jens Stoltenberg i ka nisur homazhet duke vendosur kurora me lule, ndërsa shoqërohet nga qindra njerëz dhe familjaret e viktimave në Utoja.
Pjesa më e madhe e viktimave ishin aktivistë të rinj të Partisë Laburiste të Norvegjisë, të cilët ndodheshin në ishullin Utoja për një kamp veror.
Anders Behrig Breivik, i cili ka pranuar se ka kryer masakrën, ndodhet ende në gjyq, ndërsa është justifikuar se këto vrasje i ka kryer në mënyrë që të pengojë myslimanet të futen në territorin norvegjez.
Ndikuar nga ide neo-naziste dhe raciste, 33-vjeçari Breivik ekzekutoi 69 persona në ishull, disa orë pasi një bombë e vendosur pranë selisë së qeverisë në Oslo shkaktoi tetë viktima.
242 persona mbetën të plagosur në të dy këto sulme. Breivik, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjeve, por jo përgjegjësinë kriminale, është në proces gjykimi dhe muajin e ardhshëm, gjykata do të shprehet nëse do të vendosë ndaj tij burgimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë apo shoqërimin në një klinikë të shëndetit mendor.