Luftime të ashpra në Siri

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se trupat qeveritare po bombardojnë disa pika në mbarë vendin.
Ky grup njoftoi sot se po kryhen bombardime edhe në kryeqytetin e vendit, Damask, si dhe në provincat e Homsit dhe Deir Izorit. Përleshje mes qeverisë dhe forcave kryengritëse ka patur edhe provincën Aleppo.
Ndërkohë, forcat kryengritëse thanë sot se kanë marrë kontrollin e pikës kufitare Salam, në veri të Aleppos, disa ditë pasi morën kontrollin e një tjetër pikëkalimi kufitar në kufirin me Turqinë.
Turqia ka të regjistruar mbi 43 mijë refugjatë nga Siria, por shumë të tjerë mendohet se kanë hyrë në territorin turk pa u numëruar. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se që nga dita e enjte 30 mijë refugjatë sirianë kanë shkuar në Liban dhe mijëra të tjerë në Irak.