E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filloi konferenca për luftën kundër SIDA-s

Rreth 25 mijë shkencëtarë për virusin HIV dhe SIDA-n, figura politike e diplomatë janë mbledhur për konferencën për SIDA-n, që do të zhvillohet në Washington nga data 22 deri më 27 korrik.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-zonja e parë, Laura Bush, do të flasin në këtë konferencë.

Mes figurave të tjera të larta që janë pjesëmarrës renditen presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Ki, si dhe drejtuesi i Microsoftit dhe filantropisti, Bill Gates.

AIDS është një sëmundje e cila dëmton sistemin e imunitetit, duke i bërë njerëzit të dobët dhe të prekshëm nga infeksionet dhe sëmundjet e tjera. Kombet e Bashkuara thonë se 34 milionë njerëz jetojnë me virusin HIV/AIDS dhe 1.7 milionë njerëz vdiqën nga kjo sëmundje gjatë vitit 2011.

Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, caktoi Michel Kazatchkine si të dërguarën e tij special për këtë sëmundje në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, ku po vazhdon përhapja e virusit HIV.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›