E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Luftime të ashpra në Sudan, Human Rights Watch dënon përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka dënuar përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara dhe me popullsi të dendur në Sudan.

“Ushtritë ndërluftuese të Sudanit po tregojnë shpërfillje të pamatur për jetët e civilëve duke përdorur armë të fuqishme në zonat e populluara urbane”, tha Mohamed Osman, ekspert sudanez i kësaj organizate.

Përleshjet të ashpra të armatosura u rifilluan të enjten në mëngjes midis ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake në disa zona në kryeqytetin Khartoum.

Dëshmitarët okularë thanë për AFP se përleshjet u dëgjuan pranë pallatit presidencial dhe komandës së përgjithshme të ushtrisë sudaneze në qendër të Khartoumit.

Në një deklaratë, ushtria sudaneze tha se forcat e saj u përleshën me Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), që u përpoqën të sulmonin komandën e ushtrisë në qytetin fqinj Bahri.

Deklarata shtoi se ushtria u shkaktoi humbje të mëdha dhe viktima midis radhëve të RSF-së, duke i detyruar ata të tërhiqen.

Ndërkohë, RSF fajësoi ushtrinë sudaneze për përleshjet dhe e akuzoi atë për shkeljen e armëpushimit dhe për sulmin e lagjeve të banuara me artileri dhe avionë në atë që ajo e përshkroi si një “mënyrë të papranueshme”.

Që nga fillimi i përleshjeve më 15 prill, më shumë se 550 njerëz janë vrarë së bashku me më shumë se 5.000 të tjerë të plagosur, sipas deklaratave të Ministrisë sudaneze të Shëndetësisë.

Ndërkohë 334.000 mijë janë zhvendosur brenda vendit dhe 100,000 të tjerëve janë larguar ne shtetet fqinje. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dhënien fund të luftimeve në Sudan dhe për mbështetje ndërkombëtare për popullin sudanez, për të cilin tha se po përballet me një katastrofë humanitare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›