E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Përgjigje ligjore ndaj trafikimit të qënieve njerëzore

Kryeministri Berisha ka deklaruar se lufta ndaj trafikimit të qënieve njerëzore duhet të përshijë të gjitha hallkat e shoqërisë ndërsa duhet një përgjigje efikase ligjore ndaj këtij fenomeni.
 

Duke folur në konferencën për luftën kundër këtij fenomeni, kryeministri Berisha theksoi se qeveria është vendosur të përsosë kuadrin ligjor duke e bërë atë në nivelet ndërkombëtarë.
 

“Problemi i trafikut njerëzor është shumë i rëndë. Lufta ndaj tij është komplekse. Do të mund ta luftojmë atë vetëm nëse do të mund të ndërgjegjësojmë çdo qytetarë, sesa çnjerëzor është ai”, tha Berisha.
 

Ai theksoi më tej se vendi ynë i ka kushtet që disa nga faktorët bazë të këtij fenomeni shumë të rëndë ti eleminojë ndërsa ka falenderuar shoqërinë civile për punën e bërë për trafikimin e qënieve njerëzore.
 

Berisha ka shtuar gjithashtu se aktiviteti i organizatave të shoqërisë civile duhet të jetë më transparentë për publikun, në mënyrë që njerëzit të dinë për pasojat negative.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›