E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, kerkese Berishes per kufizimin e imunitetit

Kryeministri i vendit pritet te perballet neser edhe me kerkesen e grupit parlamentar t[ partise qe drejton, per te miratuar draftin mbi kufizimin e imunitetit. Ky projekt prej afro tre vjetesh "fle" ne zyrat e Kuvendit dhe eshte "rizgjuar" javen qe u mbyll, nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Burime prane grupit te Partise Demokratike bene te ditur dje per "Koha Jone" se krzetarit te qeverise, njekohesisht edhe liderit te PD-se do t'i kerkohet ne mbledhjen e se martes te grupit parlamentar qe "te bashkepunoje me opoziten per te miratuar me shumice votash edhe draftin per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe funksionareve te larte te veshur me pushtet".

Mbeshtetja qe mund t'i jape Partia Socialiste eshte e vetmja menyre per ta miratuar kete nisme e cila ne kohen e hartimit te saj nuk gjeti mbeshtetjen nga ana e opozites. Sipas kesaj nisme ne momentin kur prokuroria kerkon te kryeje hetime ndaj nje deputeti, ai duhet t'i bindet asaj ne menyre qe mos t'i krijoje bllokime prokurorise. Ne kete menyre drafti nuk parashikon votimin ne Kuvend per lenien e imunitetit per t'iu nenshtruar hetimit, por e kerkon votimin e ligjvenesve vetem ne rastin kur prokuroria kerkon te bej edhe arrestimin e deputetit ose ministrit. Ne kushtet kur prokuroria ka nisur kerkesen per kufizimin e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, perfaqesuesit e PD-se pritet te kerkojne edhe miratimin e kesaj nisme, ne menyre qe organi i akuzes ta kete me te lehte vazhdimin e hetimit.

F.Mejdini

Komisioni i Venecias ishte dakord

Rreth dy vjet me pare kur mazhoranca paraqiti edhe draftin e saj per kufizimin e imunitetit te deputeteve, skepticizmi i opozites ne lidhje me kete nisme beri qe ky draft te dergohej per marrje mendimi te specializuar ne Komisionin e Venecias. Ne pergjigjen e tij ky komision deklaroi se ishte dakord me draftin e kufizimit te imuniteteve parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›