Universitetet, transferimet nga privati në shtet
19/07/2011 UT shpall procedurat për transferimin e studimeve të larta nga strukturat private dhe ato të huaja
Plotësimi i formularit nis më 25 gusht, dokumentet që duhen përgatitur për dosjen e konkurrimit
Detajohen procedurat për transferimin e studimeve të larta nga strukturat private apo ato të huaja drejt fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Konkretisht bëhet fjalë për të gjithë studentët që, ndonëse kanë kryer një vit akademik apo më shumë pranë këtyre institucioneve të arsimit të lartë, mbarimin e pjesës së mbetur duan ta zhvillojnë në sektorin publik. Aktualisht drejtuesit e UT-së kanë shpallur afatet dhe kriteret që secili kandidat duhet të plotësojë për t’u bërë pjesë e aplikimeve për transferimin e studimeve. Sipas afateve të përcaktuara në rregulloren për transferimet, studentët fillimisht duhet të plotësojnë formularin, ku duhet të detajojnë të gjitha të dhënat në lidhje me kërkesën për transferimin e programeve studimore universitare. Krahas formularit të plotësuar kandidati duhet të depozitojë edhe dosjen me dokumente shoqërore, të cilat bëhen objekt i verifikimit nga komisioni që do të legjitomojë edhe listën e kandidatëve që transferohen nga privati drejt publikut. Dorëzimi i aplikimit për transferim pranohet pranë zyrës së protokollit të rektoratit të Universitetit të Tiranës duke filluar nga data 25 gusht deri më datën 16 shtator. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni edhe formularin e aplikimit si dhe listën e dokumenteve që nevojiten për aplikimin e transferimeve të studimeve. Pas mbylljes së fazës së aplikimeve këto dosje do të shqyrtohen nga një komision ekspertësh, të cilët në bazë të kritereve të vendosura do të konfirmojnë se cilët do të jenë kandidatët që do të mund të transferojnë studimet e larta për vitin e ardhshëm akademik. Duke iu referuar kërkesave të shumta për transferime, edhe për këtë vit gara pritet të jetë e ashpër. Kjo pasi numri i kuotave të aprovuara nga qeveria është vetëm 300, ndërkohë që kërkesat për transferim janë më të larta se kuotat e aprovuara. Kështu, seleksionimi i dosjeve do të bëhet mbi bazën e rezultateve individuale të arritura nga kandidati, çka do të thotë se kandidatët me rezultatet më të mira do të pranohen. Megjithatë, gjithçka në lidhje me procedurën se si do të veprohet deri në shpalljen e fituesve do të sanksionohet në udhëzimin e veçantë që Ministria e Arsimit do të dërgojë pranë këtij universiteti. Lidhur me tarifat e studimeve rregullorja e pranimeve përcakton se kandidatët që do të marrin këtë të drejtë do të paguajnë të njëjtën tarifë studimi për vitin akademik sikundër ndodh edhe për studentët e tjetër në programet përkatëse. “Studentët që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet. Për studentët e universiteteve të tjera që duan të transferohen në Universitetin e Tiranës, universiteti përcjellës duhet të jetë i akredituar. Propozimi vjen nga rektorati i universitetit përcjellës i shoqëruar me të dhëna të hollësishme për studentin: programi i studimit, cikli, sistemi i studimit, detyrimet e shlyera, vlerësimet me kreditet përkatëse, certifikatë personale, nëse gëzon të drejtën e bursës ose jo, programet e lëndëve që ka kryer.” Megjithatë, transferimet lejohen vetëm për vitet e plota studimore dhe e gjithë procedura mbyllet në nisje të vitit të ri akademik.
Dokumentet për transferimin e studimeve për sistemin me kohë të plotë.
Plotësimi i formularit për aplikim për transferim studimesh
Plani dhe programi i studimit
Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (Në formë zyrtare me firmë dhe me vulë)
Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë të certifikuara nga institucioni që i ka lëshuar.
Fotokopje e kartës së identitetit.
Mandat arkëtimi 1000 lekë. Banka “Credins”, nr: 589007
Shënim: dokumentet e mësipërme dorëzohen pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës nga data 25.08.2011 deri në datën 16.09.2011.
Kur lejohen transferimet dhe kreditit që duhen
Sipas rregullores së përcaktuar, saktësohet se nga kuotat e përcaktuara ofrohen mundësi për transferime të studentëve në vite të ndërmjetme midis programeve të njëjtit cikël, teksa lejohen aplikime edhe për transferime nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë pranë Universitetit të Tiranës. Si rregull transferimet bëhen në vite të ndërmjetme dhe pranohen kandidatët me rezultatet më të larta, kjo për shkak të numrit të kufizuar të kuotave të miratuara. Kreditet minimale të domosdoshme për transferimin e studimeve janë 30. Procedurat transferuese përfundojnë në fillim të vitit akademik.