E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina e Preshevës kërkon institucionin e Avokatit të Popullit

Për katër ditë me radhë, në Preshevë dhe Bujanovc, janë mbledhur më shumë se një mijë nënshkrime të qytetarëve për krijimin e institucionit të avokatit lokal të popullit në këto komuna.
 

Në Preshevë janë mbledhur më shumë se 600 nënshkrime, ndërsa në Bujanovc afro 400, thuhet në njoftimin e Nismës së të rinjve për të drejta të njeriut, e cila është iniciuese e aksionit.
Këtë iniciativë e kanë nënshkruar edhe udhëheqës të lartë të Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, dhe lideri i Unionit

Demokratik të Shqiptarëve, Rahmi Zylfiu.
Fushata për krijimin e institucionit lokal të avokatit të popullit në këto komuna, ka filluar më 19 nëntor. Listat me nënshkrime do të dorëzohen në institucionet lokale të qeverisjes, ndërsa nga këshilltarët e komunave do të kërkohet mbështetje për krijimin e postit të ombudspersonit lokal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›