Lugina protestoi kunder diskriminimit serb

Mijera shqiptare te Lugines se Presheves sot ne Presheve kane marre pjese ne marshin protestues ndaj politikes diskriminuese te Beogradit zyrtar per mosnjohjen e diplomave te fituara ne Universitetin e Prishtines ndalimi i perdorimit te simboleve kombetare dhe gjuhes amtare neper institucione.
Me moton Ndal debimit te trurit protesta e organizuar nga Keshilli per te Drejtat e Njeriut eshte perkrahur nga forumet rinore te te gjitha subjekteve politike shqiptare qe veprojne ne Lugine.
Organizatoret e protestes se sotme i kane dorezuar nje leter perfaqesueses se BE-se per Politike te Jashtme e Siguri Catherine Ashton permes se ciles kane kerkuar zgjidhjen e problemeve nderkohe qe e kane perkujtuar se Presheva Bujanoci e Medvegja nuk duhet dhe nuk guxojne te jene peng te dialogut midis Beogradit e Prishtines zyrtare.
Kryetar i KDNJ-se ne Lugine Belgzim Kamberi duke folur para protestuesve dhe gazetareve tha se mesazhi per qeverine serbe eshte i qarte. Ai tha se problemi i diplomave nuk eshte vetem i qindra te rinjve te diplomuar dhe mijera maturanteve studenteve qe jane duke studiuar por eshte problem i te gjithe shqiptareve te Lugines.
Andaj sot te gjithe jemi bashke te percaktuar dhe te vendosur deri sa te zgjidhjet kjo ceshtje nga Beogradi zyrtar tha Kamberi.
Ndersa kryetari i Forumit Rinor te PVD-se Ragmi Mustafa njeheresh edhe perfaqesues i KDNJ-se tha se kjo proteste paqesore ka per qellim sensibilizimin e opinionit vendor dhe atij nderkombetar per diskriminimin e vazhdueshem shteteror qe po behet ndaj intelektualeve shqiptare me mosnjohjen e diplomave te Universitetit te Prishtines. Sipas tij edhe Keshilli per te Drejtat e Njeriut i Serbise e ka perkrahur protesten duke dashur qe me kete ti beje nje sfide te madhe gjykates dhe ta ngre ne nje ceshtje juridike.