Prioritet mbi prioritete shteti i Kosoves

Lidhja Demokratike e Dardanise LDD ka promovuar sot kandidatet e saj per deputete ne nje tubim qe eshte mbajtur me elektoratin ne Ferizaj ne palestren e sporteve Bill Clinton.
Prioritet mbi prioritete per dardanet eshte ndertimi dhe funksionalizimi i shtetit te Kosoves ideal ky i shume gjeneratave te shqiptareve jo vetem ne qindvjecarin e fundit eshte shprehur Daci ne Ferizaj ndersa ka kritikuar qeverisjen aktuale per degradim dhe varferim te vendit. Ai ka thene se vota per numrin 27 ne zgjedhjet e 12 dhjetorit nenkupton shtetin e Kosoves sipas mases se qytetareve te saj me nje ekonomi te zhvilluar.
Kosova me LDD-ne do te jete krejt ndryshe. Ajo do te jete shume me e zhvilluar. Me pushtet ne sherbim te qytetareve te cilin do ta duan dhe respektojne te gjithe ka thene Daci.
Ai ka thene se LDD ne asnje moment nuk eshte shprehur kunder autostrades qe lidh kombin perkundrazi e ka mbeshtetur kete projekt qe ne nisme. Por sipas tij dardanet jane kunder mungeses se transparences qe lidhet me udhen e kombit.