E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhet sot ne 2045 finalja e Liges se Europes

Trofeu i Ligës së Europës do të jepet sonte pranë mesnatës në stadiumin e Amsterdamit.
Në Holandë do të ndeshen Çelsi dhe Benfika, në një finale që nis në orën 20:45 dhe që premton të jetë e bukur, ndonëse e lënë disi në hije nga ajo e Championsit.
Anglezët janë favoritë, duke qenë ende kampionë të kontinentit në fuqi, por të shkurorëzuar praktikisht që në fillim të dimrit.
Skuadra e trajnerit Benitez pritet të ketë mungesa dhe kapiteni Xhon Terri mund të mos luajë, siç ndodhi në finalen e vjetshme ndaj Bajernit, ndonëse u duk si fat për ananglezët. Po ashtu, probleme kanë belgu Hazard dhe Xhon Obi Mikel.
Pasi eleminoi Spartën e Pragës, Steauan e Bukureshtit, Rubinin e Kazanjit dhe Bazelin, Çelsi synon kupën.
Benfika doli në finale për herë të parë që nga viti 1990 dhe synon trofeun e parë pas 51 vjetësh.
Trajneri Zhorge Zhezus ka pak dhimbje koke, mungon mbrojtësi Pereira, por ka zëvendësues për të.
Me lojtarë si Matiç, Gaitan, Garai apo sulmuesi Oskar Kardozo, portugezët janë të rrezikshëm.
Trajneri Zhezus shpreson të mos zhgënjehet siç i ndodhi të shtunën, në humbjen në kampionat ndaj Portos që i hoqi titullin.
Dy skuadrat u ndeshën vjet në çerekfinale të Championsit dhe Çelsi u kualifikua, por me fat, dhe më pas mori kupën.
Benfika shpreson ta fitojë këtë finale dhe më 1962, fitoi Kupën e kampionëve pikërisht në Amsterdam.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›